Ish-presidentja Jahjaga: Kontributi i Dacit për institucionet dhe jetën publike do të kujtohet përherë
01 janar 2026
| 12:09
Ish-presidentja Atifete Jahjaga, ka thënë se është lajm i hidhur vdekja e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci.
Ajo ka shkruar në Facebook se kontributi i tij për institucionet dhe jetën publike në Kosovë do të kujtohet përherë.
“Në këto momente të rënda, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës”, ka shkruar Jahjaga.



