Ish-presidentja kroate ndjehet e nderuar pasi përmendet si favorite për ta drejtuar NATO-n

21 korrik 15:05

Ish-presidentja kroate, Kolinda Grabar – Kitaroviq, është përmendur si njëri ndër emrat favorit për pasardhëse të Jens Stoltenberg në NATO.

Lidhur me këtë, ajo po ndjehet e nderuar, si  njëri ndër emrat favorit për Sekretare të ardhshme të përgjithshme të NATO-s.

Madje sipas “Jutarnji”, ajo ka pranuar se nuk është befasuar fare me këtë propozim të mediave.

“Jam vërtet e nderuar që përmendem në një shoqëri kaq të respektuar për këtë detyrë jashtëzakonisht të rëndësishme. Mbi të gjitha, është një lloj njohjeje dhe konfirmimi ndërkombëtar shtesë për Kroacinë. Të thuash diçka më shumë se kaq në këtë pikë do të ishte vërtet e parakohshme dhe jashtëzakonisht joprofesionale”, ka thënë Grabar-Kitaroviq.

Sipas mediave ditë më parë “Poolitico” ka shkruar për të si një kandidate serioze në kontekstin se është koha që një grua të drejtojë më në fund Aleancën dhe se spekulimet kanë filluar tashmë në shumë vende për atë që mund të pasojë sekretarin aktual të përgjithshëm, Jens Stoltenberg, mandati i të cilit skadon vitin e ardhshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Socialdemokrate (PSD) ka kritikuar Qeverinë e Kosovës në lidhje…