Ish-punëtori i pakënaqur i Mercedesit godet vetura me buldozer

02 janar 16:34

Një ish-punëtor i pakënaqur i prodhuesit gjerman të veturave, Mercedes-Benz, është arrestuar pasi ka shkaktuar dëme milionëshe në një fabrikë të kësaj kompanie në Spanjë.

Burri 38-vjeçar dyshohet se i ka shkatërruar rreth 50 kombibusa të rinj me një buldozer që e kishte vjedhur dhe të cilin e kishte vozitur gati 30 kilometra deri në fabrikë.

Ai e bëri këtë veprim të enjten në mëngjes. Në mesin e veturave të shkatërruara ose të dëmtuara rëndë janë veturat e modelit V-Class, i cili kushton rreth 100.000 euro, dhe veturat e modelit të ri, eVito.


Një rojë u detyrua të qëllonte me armë në ajër si shenjë paralajmërimi që burri me buldozer ta ndalte veprimin e tij të çmendur, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

Sipas vlerësimit fillestar të kompanisë, dëmi i shkaktuar nga ky person është mes 1.78 dhe 4.45 milionë funtesh.

Një zëdhënës i policisë rajonale në veri të Spanjës tha se janë dëmtuar rreth 50 vetura, ndonëse mediet lokale raportuan se janë 69 vetura të dëmtuara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në territorin e Komunës së Malishevës, dy persona janë…