Ish-shefja e protokollit të Kurtit anëtarësohet në Vetëvendosje

24 janar 2021 | 18:54

Shenaj Shala nga sot edhe zyrtarisht është anëtare e Lëvizjes Vetëvendosje. Këtë e ka bërë të ditur vet kreu i LV-së, Albin Kurti në një postim në profilin e tij në ‘Facebook’.

“Shenaj Shala nga sot është anëtare e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, dhe bashkë me të e shumë të tjerë, përfaqësimi ynë në institucionet e shtetit do të jetë i drejtë e i mirë”, ka shkruar Albin Kurti.

Shala gjatë qeverisjes së Kurtit, ka qenë e emëruar Shefe të Protokollit dhe Këshilltare e Jashtme Politike e ish-kryeministrit, Albin Kurti.

Postimi i plotë i Kurtit:

E lindur në Prishtinë në vitin 1979, Shenaj Shala është eksperte e protokollit ndërkombëtar, konsulente e mirësjelljes, dhe trajnere e shkathtësive të buta. Gjatë qeverisjes, Shenajin e emërova Shefe të Protokollit dhe Këshilltare të Jashtme Politike.

Studimet e nivelit master Shenaj i ka përfunduar në vitin 2014 në Bruksel në “The International School for Protocol and Diplomacy” (ISPD), ndërsa në vitin 2020 u emërua ligjëruese për imazh dhe konsulencë politike në po të njëjtin institut.

Mes viteve 1999-2013, Shenaji punoi për Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe Afrikën Lindore si Asistente Personale e Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, ndërsa në vitet 2013-2015 ishte koordinatore e qendrës së trajnimeve në Shell Oil & Petroleum për Lindjen e Mesme.

Shenaj Shala nga sot është anëtare e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, dhe bashkë me të e shumë të tjerë, përfaqësimi ynë në institucionet e shtetit do të jetë i drejtë e i mirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhjetëra qytetarë në Britaninë e Madhe janë ankuar se nuk…