Ish-spiuni rus në gjendje kritike pas ekspozimit ndaj një “substance të panjohur” në Britani

05 mars 2018 | 22:45

Mediat në Britani raportojnë se një ish-spiun rus është në gjendje të rëndë shëndetësore pasi është ekspozuar ndaj një substance ende të panjohur.

Më 2006, Sergei Sripal ishte dënuar në Rusi, pasi i kishte dhënë Britanisë sekrete shtetërore të Rusisë. Ai ishte dënuar me 13 vjet burg.

Koloneli i inteligjencës ruse, Sripal, 66-vjeç, ishte vendosur në Britani pas “shkëmbimit të spiunëve” në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë më 2010.

Policia në Britani është duke hetuar nëse ka ndodhur ndonjë krim, pasi ai dhe një grua ishin sëmurë, teksa kishin qenë në një qendër tregtare në Sailsbury më 4 mars, ka raportuar BBC.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Britania e Madhe është përballur me një dimër të ashpër…