Ish-ushtari i Fehmiut ngushëllon familjen Lladrovci me rastin e vdekjes së nënës Ki

11 qershor 2020 | 23:14

Me rastin e vdekjes së nënës së heroit të kombit Fehmi Lladrovci shumë ish-ushtarë të Fehmiut, të cilët, nga pamundësia të marrin pjesë në varrimin e saj, për shkak që kanë qenë jashtë Kosovës, përmes rrjetit social kanë ngushëlluar familjen Lladrovci. Ngushëllim familjes Lladrovci i ka dërguar edhe ish-ushtari i UÇK-së, Albert Bucolli,i cili jeton dhe vepron në diasporë.

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Albert Bucolli, i cili gjatë luftës ishte ushtar i Brigadës 114 “Fehmi Lladrovci”, në Zonën Operative të Drenicës e tani një afarist i suksesshëm i cili jeton dhe vepron në Stutgart të Gjermanisë, me të marrë lajmin se ka ndërruar jetë nëna e Heroit të kombit Fehmi Lladrovcit, ka kujtuar Komandantin e tij, që tani po bashkohen në amshim së bashku.

Veterani mërgimtar ka ngushlluar gjithë familjen Lladrovci me rastin e ndarjes nga jeta të nënës Ki.

Lavdi të gjitha Nënave Shqiptare që atdheut i dhanë heronjë si Fehmi Lladrovci!

Me nderime,

Ish-ushtari i UÇK-së, Albert BUCOLLI

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vetëm një javë më parë, kryetari i PDK-së Kadri Veseli…