Ish-ushtari i UÇK-së ftohet nga Specialja si dëshmitar

25 shkurt 2021 | 17:35

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gani Koci, është ftuar nga Dhomat e Specializuara të Prokurorisë Speciale.

Koci ka thënë se ai është ftuar nga Specialja që të paraqitet me 18 mars në Hagë, në cilësinë e dëshmitarit.

Postimi i plotë:

Të nderuar bashkëluftëtarë, miq, shokë e dashamirë,

Sapo mora Ftesën nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, të paraqitem në Hagë, me 18 mars 2021, në cilësinë e dëshmitarit.

Pavarësisht se në çfarë cilësie jam ftuar, unë do jem ai që isha në luftë dhe ai që jam sot, gjithmonë në mbrojtje të Luftës së dretjtë të Ushtrisë Çlirimtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i personave të vdekur nga Covid-19 në SHBA është…