Ish-ushtari i UÇK-së kërkon konservimin e Kazermës në Koshare

23 prill 2019 | 10:59

Ish-ushtari i UÇK-së, në brigaden 138 ‘Agim Ramadani’, Besnik Kada përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka shkruar se “ai popull që e mohon të kaluaren, nuk e meriton të ardhmen”. Madje Kada ka kërkuar që më mirë është të konsvervohet kazerma ushtarake e ndërtuar në Koshare e që është marrë gjatë luftës nga forcat e UÇK-së.

Postimi i plotë i Besnik Kadës:

Çka pas zhurmave  nga temat e porositura për Kosharen dhe për debate të kota pas 20 viteve!

Ai popull që mohon të kaluarën nuk meriton të ardhme! Turpi ndryshe nuk është, shikone objektin e Kazermës së vetme të çliruar nga UÇK-ja në çfarë gjendje është!

Kjo reflekton mjerimin tonë si shoqëri!

Ka mundësi konservimi dhe të listohet në listën e monumenteve të mbrojtura të trashigimisë historike të Kosovës.

Ka vlera thesari të historisë më të re të Kosovës.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike (PD) ka zyrtarizuar sot koalicionin opozitar, e cila…