Ish-ushtari i UÇK-së, Shefqet Loshaj takohet me James Rubin në Hagë

18 shtator 2025 | 14:02

Pas përfundimit të dëshmisë së ish-zyrtarit të lartë amerikan, James Rubin, disa qytetarë nga Kosova kanë pasur mundësinë ta takojnë atë në Hagë.

Në mesin e tyre ishte edhe ish-ushtari i UÇK-së, biznesmeni nga Mitrovica, Shefqet Loshaj, i cili bashkë me qytetarë të tjerë e cilësuan Rubin si “mbret” pas qëndrimit të tij në mbrojtje të ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi.

Ky gjest shihet si shprehje e mirënjohjes ndaj rolit të Rubin në procesin gjyqësor që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka mbajtur mbrëmë…