Haradinaj takohet me këshilltarin e Sorensenit, diskutojnë për bllokadën institucionale

18 shtator 2025 | 14:49

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka takuar këshilltarin politik të emisarit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, Thomas Busch.

Haradinaj ka bërë me dije se me Busch ka biseduar për bllokadën institucionale në vend.

“Në takim me z. Thomas Busch, këshilltar kryesor politik i përfaqësuesit special të BE-së për Dialogun, biseduam për bllokadën institucionale në vend dhe zhvillimet politike në Kosovë e rajon. Shpreha përkushtimin e Aleancës për të dhënë kontribut aktiv në tejkalimin e kësaj situate dhe rikthimin e vendit drejt kursit euro-atlantik. Po ashtu, diskutuam për sfidat dhe perspektivën e integrimit evropian të Kosovës, duke vlerësuar rolin e BE-së në këtë proces strategjik”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka marrë…