Ish-ushtari i UÇK-së: Të pastrohen listat, t’i kthehet dinjiteti ushtarit të vërtetë

20 shtator 2018 | 09:04

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës  (UÇK), Luan Qetaj, ka reaguar ndaj listave të veteranëve të luftës.

Ai ka bërë thirrje që të pastrohen listat, pasi në to ka emra që nuk kanë qenë pjesmarrës të luftës.

Qeta ka thënë se me pastrimin e listave i kthehet dinjiteti ushtarit të vërtetë.

Reagim i ish-ushtarit të UÇK-së, Luan Qetaj:

Unë, ushtari i lirisë, Luan Qetaj, regoj ndaj listës së veteranëve në Istog dhe ftoj të pastrohen listat për t’ia kthyer identitetin ushtarit të vërtetë.

Ky reagim i imi vjen pasi shumë bashkëluftëtarë të mi ishin të barabartë me individë që kurrë luftëtarë nuk kanë qenë, çka është më e keqja e kësaj, ende veteranët e vërtetë nuk janë në lista që kanë qenë nëpër istikame.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka marrë vendim që sot…