Sot mbahet seanca e jashtëzakonshme për marrëveshjet ndërkombëtare

20 shtator 2018 | 08:42

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka marrë vendim që sot (e enjte) në orën 14:00 të mbahet seancë e jashtëzakonshme për ratifikimin e tri marrëveshjeve ndërkombëtare.

Seanca do të mbahet me kërkesën e partive opozitare dhe dy deputetëve të pavarur.

Këto janë marrëveshjet që do të ratifikohen: Marrëveshja Financiare për IPA 2017, pjesa e parë, ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian; Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në programin “Evropa për qytetarët”; dhe Marrëveshja ndërmjet Komisionit Evropian dhe Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në “ERASMUS +” Programin e Unionit për Arsim, Trajnim, Rini dhe Sport.

Po ashtu, deputetët do ta shqyrtojnë edhe Projektligjin nr. 06/L-099 për aderimin e Kosovës në Marrëveshjen për themelimin e Shkollës Rajonale të Administratës Publike (ReSPA).

Pas përfundimit të kësaj seance, Kuvendi do t’i vazhdojë punimet me pikat e mbetura nga seanca e datës 14 shtator.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen…