Ish-ylli i Juventusit dënohet me dy vjet burg për evazion fiskal

20 tetor 2023 | 13:39

Ish-sulmuesi i Juventusit, Lecces dhe Romës, Mirko Vuçiniç, u dënua nga gjykata e Lecces me dy vjet burg, me përfitimin e një dënimi me kusht, për evazion fiskal me akuzën e mosdeklarimeve të të ardhurave.

Gjyqtari urdhëroi gjithashtu kompensimin e dëmit jopasuror në favor të Agjencisë së të Ardhurave, palës civile dhe konfiskimin e pasurisë së futbollistit për rreth 5.6 milionë euro. Prokurori publik i prokurorisë së Salentos kishte kërkuar 4 vite burg. Mbrojtësi i lojtarit, avokati Antonio Savoia, kishte kërkuar pafajësinë për mosekzistencën e krimit dhe bëri apelin, pasi ishin paraqitur arsyet e dënimit.

Vendimi i shkallës së parë rrjedh nga përfundimi i hetimit nga Guardia di Finanza e cila kreu sekuestrimin ekuivalent më 20 nëntor 2019. Sipas akuzës, gjatë periudhës në të cilën Vuçiniç ka qenë nën kontratë për katër sezone me ekipin “Al Jazira Club” të Emirateve të Bashkuara Arabe, në këmbim të pagës prej 13.5 milionë eurosh, ai nuk ka paguar tatim mbi të ardhurat nga viti 2014 deri në 2017, ndërsa ruante rezidencën në Itali.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ish-mësues i një shkolle të mesme në Florida, i…