Ish-ylli i PSG-së: Mbappe nuk e meriton ‘Topin e Artë’

18 prill 2025 | 15:57

Ish-ylli i Paris Saint-Germain, Jerome Rothen, ka thënë se kalimi i Kylian Mbappe te Real Madrid ka dështuar dhe ai duhet të kishte qëndruar në Ligue 1. Francezi aktualisht është golashënuesi më i mirë i klubit në sezonin e tij debutues në Spanjë dhe ka shansin të fitojë La Ligën dhe Kupën e Mbretit.

Pavarësisht këtij suksesi të mundshëm, Rothen foli në RMC Radio për francezin që ai beson se nuk duhet të kishte kaluar kurrë te Los Blancos, të cilët u eliminuan nga Champions League nga Arsenali.

“Njerëzit po flasin për Kylian Mbappe. Ai mbërriti në klubin e tij të ëndrrave me ambicien për të fituar çdo trofe, përfshirë Champions-in, si dhe për të qenë ndër lojtarët më të mirë në botë dhe për të fituar ‘Topin e Artë’”.

“Kolektivisht dhe individualisht, ai është një dështim. Ai nuk do ta fitojë ‘Topin e Artë’ këtë vit. Ai është një dështim i madh”.

Rothen shtoi: “Në fillimin e sezonit, u gjetën faktorë lehtësues. Ai mund të kishte pasur kohë të përshtatej, por kur je Mbappe, koha e përshtatjes është më e shkurtër. Ai shënoi shumë gola, por në ndeshje është katastrofik”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në prag të përfundimit të paraqitjes së provave nga ana…