“Isha nën presion sepse motra ishte më e bukur” Supermodelja e pranon: Kam bërë hundën, por jam penduar

16 mars 2022 | 11:11

Bella Hadid  ka folur për betejat e saj me shëndetin mendor dhe pamjen e saj fizike  në një intervistë tepër të sinqertë për  revistën Vogue .

Gjatë bisedës, modelja 25-vjeçare, e cila më parë pretendonte se nuk kishte bërë asnjë operacion plastik, zbuloi se kishte bërë ndërhyrje në hundë në moshën vetëm 14-vjeçare dhe tani është penduar për këtë.

Bella gjithashtu detajoi vështirësitë e saj me imazhin e trupit dhe shëndetin mendor, duke pranuar se ndihej gjithmonë ‘e shëmtuar’ dhe ‘e pakëndshme’ në krahasim me motrën e madhe Gigi, ndërsa reflektonte për betejën e saj me anoreksinë dhe duke kërkuar trajtim për depresionin.

“Do të doja të kisha mbajtur hundën e paraardhësve të mi. Mendoj se do të isha rritur në të.”- ta supermodelja. Ndër të tjera ajo shpjegoi se ishte ndjerë gjithmonë në presion nga pamja fizike e motrës së saj më të madhe, Gigi Hadit e cila sipas saj ishte shumë më e bukur.

“Isha nën presion sepse motra ishte më e bukur”/“Isha nën presion sepse motra ishte më e bukur”

Nuk ka ligje specifike rreth kirurgjisë estetike në Shtetet e Bashkuara, por rinoplastika mund të kryhet kur hunda ka përfunduar 90 për qind të rritjes së saj, e cila mund të ndodhë që në moshën 13-vjeçare tek vajzat.

Kirurgu kryesor i Harley Street, Dr Julian de Silva analizoi fotografitë e Bella-s nga ditët e sotme dhe 10 vjet më parë me teknikën e tij të kompjuterizuar të hartës PhiFace, e cila llogarit simetrinë dhe harmoninë e tipareve të fytyrës si sytë, buzët, hunda, mjekra dhe forma e përgjithshme e fytyrës, dhe vuri në dukje se rezultatet dolën ‘radikalisht të ndryshme’.

Hadid vazhdon të mohojë se ka bërë ndërhyrje të tjera edhe pse ekspertët thonë që ndryshimet në fytyrën e saj janë të dukshme.

“Isha nën presion sepse motra ishte më e bukur”/“Isha nën presion sepse motra ishte më e bukur”/“Isha nën presion sepse motra ishte më e bukur”/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kupa e Kosovës në futboll rikthehet në mesjavë me ndeshjet…