Ishin tre të bërë në një

14 maj 2018 | 11:49

Zëvendësministri Izmi Zeka në 17-vjetorin e rënies, ka përkujtuar dëshmorët Shaban e Sami Ukshini dhe Kastriot Arifi.

“Sot u bënë 17 vjet kur ranë për të mos vdekur kurrë tre dëshmorët e lirisë, të Karadakut dhe Kosovës në luftën kundër hordhive serbe Shaban Ukshini, Sami Kushini dhe Kastriot Arifi. Viti 2001 ishte vit kur luftëtarët e UÇPMB-së bënë luftën për të qenë pjesë e lirë edhe Kosova Lindore. Këta tre dëshmorë ranë në vijë të frontit për t’u bërë sot rreze drite për gjithë shqiptarët kudo që jetojnë. Ata ranë, ishin tre, por ngjallën epokën e shqiptarëve kudo që ishin. Ishin tre të bërë në një. Tani shtatoret bëjnë roje në Kosovën e lirë”, ka shkruar Zeka në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtësia të veprojë në mënyrë të pavarur në respekt të…