Ishte duke notuar në det, humb jetën i moshuari në Velipojë

28 qershor 2023 | 14:53

Në qendrën shëndetësore të Velipojës, është dërguar pa shenja jete shtetasi R. Ç., 82 vjeç.

Policia bën me dije se ky i fundit dyshohet se e ka humbur jetën për shkak të një arresti kardiak që ka pësuar gjatë kohës që po lahej në det.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rruga në Graçanicë e cila ishte e bllokuar gjatë ditës…