Shumë shtete bashkohen për mbrojtjen e lundrimit në Hormuz

21 mars 2026 | 09:07

Koreja e Jugut ka bërë të ditur se do të kontribuojë në përpjekjet ndërkombëtare për të siguruar lundrim të sigurt dhe të lirë në Ngushticën e Hormuzit, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Ajo është nënshkruesja më e fundit e një deklarate që u publikua të enjten dhe që shpreh “gatishmëri për të kontribuar” në masa “të përshtatshme” për të siguruar këtë ngushticë, shkruan BBC.

Fillimisht, deklarata u nënshkrua nga liderët e Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Gjermanisë, Italisë, Holandës dhe Japonisë. Më pas, asaj iu bashkuan edhe Kanadaja, Australia, Zelanda e Re, Danimarka, Letonia, Sllovenia, Estonia, Norvegjia, Suedia, Finlanda, Çekia, Rumania, Bahreini dhe Lituania.

Ende nuk është e qartë se çfarë do të përfshijnë konkretisht përpjekjet për sigurimin e kësaj rruge ujore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Data 21 mars përkon me ditën e parë të stinës…