“Ishte klient, e ka shkel rrota e… “, flet pronari i gurthyesit në Skenderaj ku vdiq një 66 vjeçar

10 shkurt 2024 | 20:58

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në një gurthyes në Çirez të Skenderajt, ku një person ka vdekur.

Vesel Zejnullahu ka humbur jetën saktësisht në gurthyesin “Erti Sh.P.K” në fshatin Çirez.

Pronari i kompanisë “Erti Sh.P.K”, Florim Bucolli tha për Insajderin se 66 vjeçarin e ka shkelur goma e automjetit që ngarkon zallë.

Ai shtoi se viktima nuk ishte punëtor i tyre, por klient.

“I ka dal për mbrapa, e ka shkel me gomë të mramë automjeti që ngarkon zallë. Nuk ka qenë punëtor, por klient i jonë“, tha pronari i kompanisë Florim Bucolli.

Vdekjen e 66 vjeçarit e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai tha se viktima ka humbur jetën në rrethana tani për tani ende të pa sqaruara.

“Bazuar në informatat fillestare, sot rreth orës 13:43 është raportuar se në një vend punishte në fshatin Qirez të Skenderajt, në rrethana tani për tani të pa sqaruara ka humbur jetën, viktima mashkull i moshës madhore”, tha Zahiti për Insajderin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayer Leverkusen ka shënuar fitore ndaj Bayern Munich me rezultat…