Leverkuseni mposhti Bayernin dhe marshon drejt titullit

10 shkurt 2024 | 20:43

Bayer Leverkusen ka shënuar fitore ndaj Bayern Munich me rezultat 3-0 në kuadër të derbit të javës së 21-të në Bundesliga.

Vendasit e nisën fuqishëm ndeshjen duke kërkuar golin e epërsisë dhe atë e gjetën shumë shpejtë.

Zhvillohej minuta e 18-të, kur Robert Andrich asistoi te Josip Stanisic i cili arriti ta mposht Manuel Neuerin për 1-0.

Pas golit ishte një lojë e fortë dhe luftë për çdo top, duke mos sjellë gola të tjerë.

Metë filluar pjesa e dytë, Bayer Leverkusen hipotekoi fitoren, kur Nathan Tella asistoi te Alejandro Grimaldo që shënoi për 2-0.

Në fundin e ndeshjes, Jeremie Frimpong ka mundur ta shtojë edhe më tej rezultatin, por që në vend të rrjetës qëlloi shtyllë.

Por i njëjti nuk gaboi në kohën shtesë dhe shënoi për 3-0, duke konfirmuar formën e shkëlqyer në këtë sezon.

Me këtë fitore Bayer Leverkusen ka 55 pikë, tani pesë më shumë se sa Bayern Munich që është i dyti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nuk konsiderohen më kot si “Galaktikët”. “Gjigantët” spanjollë të Real…