Ishte në debat me Trumpin, testohet për Covid-19 edhe Joe Bideni

02 tetor 2020 | 17:18

Sfidanti demokrat i presidentit Donald Trump ne zgjedhjet e 3 nëntorit, Joe Biden do të testohet për koronavirus.

Biden mori pjesë të martën në debatin e parë televiziv me rivalin republikan, i cili ka rezultuar tani i prekur nga sëmundja.

Tani, sipas zyrtarëve shëndetësorë, edhe Biden duhet të testohet menjëherë sepse ka qenë afër me Trumpin. Edhe pse në debat ata qëndruan më shumë se dy metra larg njëri-tjetrin, kanë ndenjur gjithsesi në një ambient të mbyllur dhe nuk kanë mbajtur maska.

Sapo çifti presidencial në ShBA bëri publik faktin, që analizat e testit për Covid-19 rezultuan pozitive, një numër i lartë mesazhesh nga personazhe të njohur pushtuan “Twitterin” brenda një kohë rekord. Shumë prej tyre shprehnin solidaritet, siç ishte ai i aktores Alyssa Milano, e cila e kaloi dhe vetë sëmundjen frikësuese.

Por disa prej vipave në mesazhet e tyre u treguan mosbesues ndaj lajmit, duke aluduar se ndoshta kjo mund të jetë ndonjë lojë politike e vetë Trumpit, si një strategji fitoreje në prag të zgjedhjeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona dhe Juventus do të jenë në të njëjtin grup,…