ISHTE VETËM

20 korrik 2020 | 17:11

Shkoi ta vizitojë motërmëmën
në përëndim fryme
Donte t’ia zë lotin e ngrirë qepallave
Të flas paksa me heshtjen e saj
Me butësi t’ia puthte dorën.

Motërmëma ishte në perëndim të diellit
E pa zë shtrirë në varkën e qiellit
Në të ikur s’mund të fliste me askë
Vetëm me engjëjt tubuar rreth saj.

Motra e saj s’gjindej këtu ta përkëdhelte
T’ia merrte të motrës së madhe ballin me buzë
Mbesa rrinte vetëm me sy të përlotur,
Duke marre dhimbjen e dyfishtë.

19.07.2020
Valbona R. Hadri

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
21.07.2020 Punime të domosdoshme për sigurinë e  sistemit Prishtinë 1.…