Ishte vrasës serik, arrestohet agjenti i policisë

16 shtator 2018 | 21:31

Një agjent i kufirit në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është arrestuar nga policia pas dyshimeve se është vrasës serik. Sipas BBC, agjenti Juan David Ortiz dyshohet për vrasjen e katër grave.
Autoritetet amerikane dyshuan për kolegun e tyre, pasi një grua mundi t’i arratisej atij dhe të kërkonte ndihmë tek policia lokale.

Deri më tani emrat e viktimave nuk janë publikuar, por policia bën me dije se ato kishin punuar si prostituta.

Agjenti i patrullës, Ortiz i cili ka punuar 10 vite për policinë kufitare, u arrestua në parkingun e një hoteli.

Sherifi i qytetit deklaroi se vrasësi serik kishte vepruar i vetëm dhe nuk ka bashkëpunëtorë.

Dy prej grave që ai ka vrarë u gjetën në një zonë rurale në fillim të muajit, kurse viktima e tretë dhe e katërt u zbuluan gjatë ditëve të fundit.

Prokurori e cilësoi ngjarjen si një rast të tmerrshëm, ndërsa polici vrasës do të përballet me katër akuza për vrasje dhe rrëmbim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Florence nuk është më një stuhi tropikale. Sipas Qendrës Kombëtare…