Ishulli indonezian përballet me një tjetër tërmet të fuqishëm

09 gusht 2018 | 10:50

Ishulli indonezian, Lombok është goditur nga një tërmet i fuqishëm, teksa ende është duke u përballur me pasojat e dridhjeve të së dielës.

Vëzhguesi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se tërmeti ka qenë 5.9 shkallë dhe është raportuar se mund të ketë rrëzuar disa ndërtesa.

Ekipet e shpëtimit janë ende duke kërkuar nën rrënoja, në tentim për t’iu ndihmuar viktimave që ka shkaktuar tërmeti i kaluar, raporton “Rel”.

Kryqi i Kuq ka thënë se incidenti, i cili ka lënë të vdekur të paktën 131 persona ka qenë “jashtëzakonisht shkatërrues”.

Disa fshatra “janë dëmtuar plotësisht”, ka njoftuar zyrtari i Kryqit të Kuq në Lombok, Christopher Rassi.

Shifra zyrtare e personave të vdekur arrin në 131 ndonëse mediet lokale kanë raportuar për 347 të tillë.

Qeveria ka deklaruar që më shumë se 1 400 persona janë plagosur dhe se rreth 156 000 të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Senati i Argjentinës ka kundërshtuar një projektligj, i cili do…