Islam Pacolli: Mitrovica do të ketë zhvillim të hovshëm ekonomik

27 shtator 2019 | 23:26

Kandidati për deputet nga koalicioni parazgjedhor Nisma-AKR-PD, Islam Pacolli, ka thënë se Mitrovica me programin e subjektit politik Aleanca Kosova e Re do të ketë zhvillim të hovshëm ekonomik.

“Sot mbajtëm tubim madhështor në qytetin e Mitrovicës. Përveç shpalosjes së prioriteteve tona, theksuam domosdoshmërinë e angazhimit të gjithë neve, por edhe ju qytetarë që përmes votës tuaj, të arrihet fitorja e madhe me 6 tetor. Mitrovica, një nga qytetet më të pasura në vendin tonë, me programin e AKR-së, do të ketë zhvillim të hovshëm ekonomik, e do të jetë model suksesi edhe për komunat e tjera të Kosovës!”, ka shkruar Islam Pacolli në llogarinë e vetë në “Facebook”.

Fotografia e Islam Pacolli

Fotografia e Islam Pacolli

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jose Mourinho dëshiron që të rikthehet tek Reali i Madridit,…