Ja pse Jose Mourinho e refuzoi në verë Milanin

27 shtator 2019 | 23:12

Jose Mourinho dëshiron që të rikthehet tek Reali i Madridit, dhe portugezi ka refuzuar deri më tani disa oferta për punë, që nga largimi prej Manchester United.

Siç shkruan “Goal.com”, Mourinho që prej muajit maj, deri në shtator, ka refuzuar disa oferta që ka marrë nga Monaco, Lille, Wolfsburgu, Schalke si dhe Milani. Ai ndërkohë gjatë kësaj kohe, ka pasur vëmendjen për të kaluar tek PSG, Juventus ose Bayern Munchen, por asnjë nga këto lëvizje nuk ndodhi.

Tashmë, portugezi është i interesuar për t’u rikthyer sërish në krye të Realit, nëse klubi vendosë të largojë Zidanine Zidane, me kritikat e mëdha që ka francezi rreth tij. Klubi nuk ka dhënë ndonjë shenjë se mund ta largojë Zidanine, por gjithsesi Mourinho do të ishte gati për një rikthim.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për deputete e PDK-së, Dhurata Hoxha ka marrë pjesë…