Islam Pacolli: Prizreni do të jetë prioritet i AKR-së

19 shtator 2019 | 21:40

Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit NISMA-AKR-PD, Islam Pacolli, ka thënë se Prizreni do të jetë prioritet në qeverinë e ardhshme.

“Qyteti i Prizrenit dhe qytetarët e saj, nuk kanë qenë prioritet në mënyrën siç e meritojnë, prandaj me fuqizimin e AKR-së, në qeverinë e ardhshme kjo gjë do të ndryshojë”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Pacollit:

Në qytetin historik dhe të bukur të Prizrenit, sot, para shumë qytetarëve, simpatizantëve dhe aktivistëve të AKR-së, shpalosëm programin tonë, i cili edhe nga këta qytetarë u prit në mënyrë të jashtëzakonshme. Qyteti i Prizrenit dhe qytetarët e saj, nuk kanë qenë prioritet në mënyrën siç e meritojnë, prandaj me fuqizimin e AKR-së, në qeverinë e ardhshme kjo gjë do të ndryshojë.
I frymëzuar gjithmonë nga bukuria dhe historia e Prizrenit, ndjehemi më të motivuar se kurrë për të bërë ndryshimin. Prandaj, duke ju falënderuar të gjithëve për pjesëmarrjen dhe mikëpritjen e mbi të gjitha për gatishmërinë që me votën e juaj, ta ndryshoni këtë gjendje, ne jemi më të gatshëm se kurrë që së bashku me ju ta bëjmë Kosovën vend ashtu siç e kemi ëndërruar gjithmonë!

Fotografia e Islam Pacolli

Fotografia e Islam Pacolli

Fotografia e Islam Pacolli

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, së bashku me nënkryetarin…