
Islami rikthehet pas shtatë muajsh
22 janar 2021
| 12:10
Futbollisti i njohur në futbollin e Kosovës, Përparim Islami, është rikthyer pas shtatë muajsh.
Në fakt, Islami vuajti nga një lëndim i gjatë, derisa ai është rikthyer duke u inkuadruar në pjesën e dytë të ndeshjes miqësore të cilën skuadra e Feronikelit e zhvilloi ndaj Strugës në “Olimpik Resort”.
Kjo ndeshje përfundoi 1-1, derisa Islami do të jetë një “armë” shtesë për trajnerin Klodian Duro në sezonin pranveror.