Dukagjini ndan rrugët me Arsim Thaqin
03 gusht 2026
| 13:02
Klubi Futbollistik Dukagjini ka bërë me dije se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Arsim Thaqi.
Nën drejtimin e Thaqit, Dukagjini kishte fituar Kupën e Kosovës, ku në finale e kishte mposhtur Ferizajn.
Falë triumfit në Kupë, Dukagjini ishte paraqitur në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, por ekipi nga Klina nuk kishte fat në short dhe është eliminuar nga Lugano e Zvicrës. “KF Dukagjini njofton se, me marrëveshje të dyanshme, është ndërprerë bashkëpunimi me trajnerin Arsim Thaçi, si dhe me ndihmëstrajnerët Valmir Bytyqi, Ahmet Haliti dhe Lekë Termkolli. Klubi shpreh mirënjohjen dhe falënderimin më të sinqertë për punën, përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës së bashkëpunimit”, ka njoftuar KF Dukagjini.



