Ismail Kasumi ndan fotografi të rralla nga viti 1999: Kujtime që rikthejnë emocionet e pasluftës

06 qershor 2026 | 15:28

Zhytësi i njohur Ismail Kasumi ka ndarë me ndjekësit e tij në ‘Facebook’ disa fotografi të rralla nga viti 1999, të cilat i ka pranuar si një “befasi të këndshme” nga Ridvan Slivova.

Fotografitë janë realizuar në Banjë të Malishevës, menjëherë pas përfundimit të luftës në Kosovë, në një periudhë që, sipas Kasumit, ishte e vështirë, por e mbushur me shpresë për një fillim të ri.

Ai kujton se në atë kohë ishte i angazhuar në aktivitete dhe trajnime të zhytjes, në kuadër të detyrave të periudhës së pasluftës, kur çdo veprim kishte rëndësi të veçantë për të ardhmen e vendit.

Në fotografi, Kasumi shfaqet së bashku me dy fëmijët e tij, Besartin dhe Trierën, të cilët i quan “dy thesaret e jetës sime”.

“Këto fotografi janë dëshmi e një kohe të rëndë, e sakrificës dhe e forcës për të vazhduar përpara”, ka shkruar ai, duke theksuar vlerën emocionale dhe historike që mbartin këto kujtime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grua ka vdekur në Fushë-Kosovë pasi dyshohet se ka…