Ismail Syla: UÇK-ja do të mbetet kryevlerë e shpirtit tonë liridashës

10 nëntor 2020 | 14:28

Ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Ismail Syla, ka publikuar një fotografi të vitit 2005, ku shihet se bashku me Thaçin dhe Kadri Veseli.

Syla ka  thënë se është i lumtur me brezin që ka arritur ta bëjë realitet luftën e shumë brezave për liri dhe pavarësi.

“LIRIA KA EMËR. 15 vjet më parë në Vjenë me kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçin dhe mikun e tij të madh Kadri Veselin.  Jam i lumtur me brezin që arriti ta bëjë realitet luftën e shumë brezave të popullit tonë për liri, pavarësi dhe shtetndërtim. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë, është dhe do të mbetet kryevlerë e shpirtit tonë liridashës”, ka shkruar Syla në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i…