Ismaili, bashkë me stafin, përgatisin dhurata për fëmijët e shtrirë në Pediatri

25 dhjetor 2017 | 17:16

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, bashkë me stafin dhe fëmijët e “Down Syndrome Kosova”, ka marrë një iniciativë për shpërndarjen e dhuratave tek fëmijët e shtrirë në Repartin e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Erdhën festat. Së bashku me kolegët në Ministrinë e Shëndetësisë përgatitëm dhuratat e fundvitit të cilat do t’i shpërndajmë së shpejti te fëmijët e shtrirë në Klinikën e Pediatrisë. Në ndihmë na erdhën edhe miqtë e vegjël nga Shoqata ‘Down Syndrome Kosova’, me kartolinat e tyre të punuara me shumë dashuri. Gëzuar”, ka shkruar ministri Ismaili në profilin e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Motoristët e Klubit “Vjosa” nga Shtimja kanë ndihmuar familjen e…