Ismaili: Dyshekët ‘jetëshpëtues’ arrijnë për herë të parë në QKUK

05 shtator 2018 | 12:01

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka bërë me dije se Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) tashmë është pajisur me 20 dyshekë siç i ka quajtur ai jetëshpëtues.

Ai ka thënë se këta dyshekë shërbejnë për ngrohje të pacientit gjatë dhe pas operimit për të gjitha sallat operative, intenzivë dhe për dhomat e zgjimit.

Ministri Ismaili ka deklaruar se këta dyshekë ofrojnë siguri më të madhe për pacientët dhe qetësi më të madhe profesionale për mjekët.

“Dyshekët ‘jetëshpëtues’ arrijnë për herë të parë në QKUK. Deri më sot, më të drejtë gjithsecili prej nesh jemi shqetësuar kur kemi dërguar një të afërm për operacion në QKUK. Është e paimagjinueshme që QKUK kurrë nuk ka pasur dyshekë për ngrohjen e pacientit gjatë dhe pas operacionit, i cili e mbron atë nga hipotermia dhe ia përshtatë temperaturën që kërkon trupi në atë gjendje. Për vite me radhë personeli ynë mjekësor është përballuar edhe me përvoja shumë të këqija nga hipotermia. Por, nga sot, edhe këtë shqetësim qytetarë dhe mjekësor po e heqim. Në kontingjentin e pajisjeve prej 3.5 milionë eurove që kemi ndarë për QKUK-në, për herë të parë kemi pajisur këtë institucion me 20 dyshekë për ngrohje të pacientit gjatë dhe pas operimit, për të gjitha sallat operative, intensivë dhe për dhomat e zgjimit. Këta dyshekë ofrojnë siguri më të madhe për pacientët dhe qetësi më të madhe profesionale për mjekët. Çdo ditë nga një punë, për përmirësimin e shërbimeve mjekësore për qytetarët tanë”, ka shkruar Ismaili në llogarinë e vet në “Facebook”.Fotografia e Uran IsmailiFotografia e Uran IsmailiFotografia e Uran IsmailiFotografia e Uran Ismaili/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rrjeti i OJQ-ve AVONET ka nxjerr performancën e ministrive më…