Ismaili kritikon ministrin Zemaj

07 gusht 2020 | 12:11

Ish-ministri i Shëndetësisë nga radhët e PDK-së dhe deputeti i kësaj partie, Uran Ismaili, ka kritikuar ashpër ministrin e tanishëm të Shëndetësisë, Armend Zemaj, për pezullimin e udhëzimit administrative për unifikimin e çmimit të barnave.

Gjatë seancës se sotme të kuvendit, Ismaili ka deklaruar se udhëzimi që u fuqizua në kohën sa ai ishte ministër, kishte për qëllim vetëm ndalimin e abuzimit të çmimit të barnave.

“Siç e dini para dy ditësh ministri Zemaj shfuqizoi udhëzimin për unifikimin e çmimit të barnave. Udhëzimi në fjalë kishte vetëm një qëllim: Të ndalonte abuzimin me çmimin e barnave. Ai ndalonte këdo që ofronte çmime më të larta se në treg. U pa që presioni publik e detyroi atë ta kthejë prapa këtë vendim. Mirëpo, ai ka kërkuar një komision të ri për këtë udhëzim, dhe kjo do të thotë blerje e kohës, që i faturohet qytetarit”, ka thënë  Ismaili.

Ai ka vlerësuar se një strategji e tillë është përdorur edhe më herët.

“Anulimi i udhëzimit, pezullimi, zvarritja dhe stagnimi është një strategji e përdorur edhe më herët. Vendimi për ta kthyer në sirtar, nuk është diçka e re, por është çudi  se minsitri Zemaj po bëhet partner me individët e krimit dhe korrupsionit. Shumë gjatë, paraja publike është keqpërdorur. Kjo traditë e korrupsionit është thyer gjatë mandatit tim. Sjellja e ministrit Zemaj ndaj këtij udhëzimi është nxitje e rrjeteve kriminale”, ka deklaruar Ismaili

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci është shtruar në…