Ismaili, LV-së: Konjufca, valutë për transaksione politike

03 shkurt 2020 | 15:24

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili, gjatë fjalimi të tij në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e ka bërë Glauk Konjufcën valutë për transaksione politike.

Ismaili ka thënë se Vetëvendosje dhe LDK-ja kanë shkelur të gjitha parimet e proklamuara.

“Me datë 12.11.2019, Vetëvendosja u ankua që të lejohen votat serbe të kontrabanduara nga Serbia, as Lista Serbe nuk u ankua. Pra gjithçka është për pozitë. Ajo që na zuri në befasi ishte edhe takimi me Marko Gjuriqin”.

“LV-LDK nuk kanë koalicion, por kanë lidhje martesore”, ka deklaruar Ismaili.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas një sezoni të jashtëzakonshëm me Atalantën, të cilën arriti…