Ismaili në postimin e Ambasadës Amerikane: Bashkë ndërtuam partneritet të përhershëm që i ka rrënjët në liri

06 qershor 2026 | 08:09

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Besa Ismaili Ahmeti, ka kujtuar rëndësinë e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar atë si një lidhje të ndërtuar mbi miqësi, liri dhe vlera të përbashkëta.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka falënderuar SHBA-të për mbështetjen ndaj Kosovës për më shumë se 30 vite, duke theksuar se ky bashkëpunim ka qenë vendimtar në rrugëtimin e shtetit të Kosovës.

“Një moment i përjetshëm që e kujtojmë me krenari dhe mirënjohje. Faleminderit, Amerikë, që qëndrove me Kosovën për më shumë se 30 vjet. Së bashku, kemi ndërtuar një partneritet të qëndrueshëm të rrënjosur në miqësi, liri dhe vlera të përbashkëta. Mirënjohës për këtë lidhje të qëndrueshme dhe për shumë vite të tjera që do të vijnë”, ka shkruar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti politik Arton Demhasaj ka vlerësuar lart angazhimin e kandidatit…