Ismaili: Një pushtet që nuk e dëgjon zërin e qytetarit, nuk ka legjitimitet, edhe nëse fiton shumicën

11 prill 2025 | 14:43

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Besa Ismaili, ka komentuar shtrenjtimin e rrymës për 16 për qind nga ZRrE-ja.

Ajo ka shkruar në “Facebook” se një pushtet që nuk e dëgjon zërin e qytetarit, nuk ka legjitimitet, edhe nëse fiton shumicën.

“Pse pushteti rritë koston e jetës në kurriz të qytetarit? Vendimmarrja qeveritare është tërësisht shkëputur nga realiteti i përditshëm i njerëzve. Mungesa e politikave të drejta sociale, dëshmon se interesi i qytetarit nuk është në qendër të agjendës qeverisëse. Në vend që të ketë investuar në mirëqenie dhe zhvillim të qëndrueshëm, pushteti zgjedh të mbushë boshllëqet buxhetore përmes barrës mbi qytetarin. Kjo jo vetëm që thellon pabarazinë, por minon besimin në institucione dhe shton revoltën ndaj institucioneve kryeneqe si ZRRE në këtë rast. Një pushtet që nuk e dëgjon zërin e qytetarit, nuk ka legjitimitet, edhe nëse fiton shumicën! Sepse mirëqenia nuk ndërtohet mbi kurrizin e qytetarëve, por në partneritet me ta”, ka shkruar Ismaili.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e…