LDK-ja sërish propozon Xhafer Gashin për kryetar të Obiliqit

13 maj 2025 | 23:22

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega Obiliq, ka mbajtur të martën takim me kryesinë e kësaj partie.

Kryetari i tanishëm i Obiliqit, Xhafer Gashi, ka njoftuar se me vendim unanim kjo parti sërish ia ka besuar kandidimin për kryetar komune në zgjedhjet lokale.

“U mbajt takimi i Kryesisë së LDK-së, Dega në Obiliq. Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale, u mbajt takimi me anëtarët e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dega në Obiliq. Gjatë takimit u diskutuan çështje që lidhen me organizimin dhe koordinimin tonë të brendshëm. Kryesia, me vendim unanim, më besoi kandidimin për kryetar Komune në zgjedhjet lokale një vendim për të cilin shpreh mirënjohjen time të thellë ndaj secilit anëtar për besimin dhe përkushtimin e treguar. Ky propozim për kandidim do t’i dërgohet Kryesisë Qendrore të LDK-së për nominim. Bashkë kemi dëshmuar se uniteti sjell sukses dhe besoj fuqishëm se kështu do të ndodhë edhe në këtë garë”, ka shkruar Gashi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Esen Stoliqi është gruaja shqiptare që angazhohet për kujdesin shëndetësor…