Ismaili thotë se do ta rrisin numrin e infermierëve dhe mjekëve

19 prill 2019 | 11:19

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka bërë me dije se do ta rrisin numrin e mjekëve dhe infermierëve në spitalet e vendit.

Në këtë kontekst ai ka thënë se këtë vit do të fillojnë me specializime të mjekëve në mënyrë që të shtohet mundësia e punësimeve.

“Tani kemi filluar ta rrisim atë buxhet. E kemi rritur mundësin e punësimit afro 350 punëtor shëndetësor. Sivjet do të jenë edhe mbi 100 infermierë dhe 100 mjek. Kemi kërkuar nga oda e mjekëve edhe nga sindikata që të na jepet lista e atyre që janë të papunë. Të gjithë nuk mund të punësohen në QKUK sepse shpesh ata hezitojnë të shkojnë në zona tjera dhe dëshirojnë që të gjithë të vijnë në Prishtinë dhe kjo nuk është në rregull, pasi edhe e varfëron mundësin që njerëzit të marrin shërbime pranë spitaleve të përgjithshme”, ka theksuar Ismaili në emisionin “Zyra e Ankesave”, në “RTV Dukagjini”.

Ndërsa, sa i përket çështjes se barnave, Ismaili ka thënë se do t’i hapin mbi 100 barnatore brenda reparteve të QKUK-së.

“Kemi filluar një projekt ku do t’i hapim mbi 100 barnatore të vogla brenda reparteve në QKUK, pasi nuk ka pasur barnatore e cila do ta ketë qasjen e kufizuar, kamerën, kompjuterin brenda. Po ndodh edhe kjo që në një klinikë ka doreza e tjetra jo, kjo për shkak të mos shpërndarjes të mirë. Gjatë dy apo tre muajve të ardhshëm ne do t’i lëshojmë të 100 barnatoret dhe kështu e krijojmë një sistem elektronik në krejt QKUK”, ka thënë Ismaili.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Patrick Vieira do të vazhdojë të qëndrojë te Nice edhe…