Ismaili thotë se PDK’ja e kreu me Ramushin kur ia dha pozitën e kryeministrit

22 shtator 2020 | 22:17

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka folur rreth kandidaturës së Ramush Haradinajt për president, e cila, sipas Ismailit, është e parakohshme.

Siç dihet i pari i AAK-së ka shprehur pretendimet e tij për president të Kosovës pas skadimit të mandatit të Hashim Thaçit.

Ndërkohë që këtij të fundit i skadon mandati pesëvjeçar në fillim të vitit të ardhshëm, Ramush Haradinaj kishte deklaruar se ai do të ishte njeriu më i duhur për të marrë këtë post.

E derisa në AAK kanë paralajmëruar se nuk do të mbështesin asnjë kandidat tjetër, në Partinë Demokratike të Kosovës thonë se kjo parti ka bërë një lëshim kur kanë mbështetur Haradinajn për kryeministër.

“Ne si PDK kemi qenë mjaft aktivë t’ia mundësojmë postin e kryeministrit AAK-së, por kësaj radhe duhet ta shikojmë interesin tonë dhe interesin e shtetit. PDK ka një obligim ndaj strukturave dhe anëtarësisë së vet dhe duhet ta shikojë interesin e vet”, është shprehur nënkryetari i PDK-së Uran Ismaili në Prime Time në Kanal 10.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës është konfrontuar me një person sonte në…