Ismajli gjen golin e parë në Seria A

18 prill 2021 | 17:21

Momente feste për Ardian Ismajlin. Mbrojtësi shqiptar e ka gjetur golin e parë në Serie A.

Mbrojtësi kuqezi, i cili u transferua te Spezia në fillim të sezonit, ia ka dalë t’i shënojë Bolognas. Minuta e 34-t, vendasit e Bolognas po kryesonin 2-0, por 24-vjeçari përfitoi nga një goditje këndi dhe gjeti golin e parë në elitën e futbollit italian. Ndeshja përfundoi me rezultat 4-1.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Hisen Berisha Para zgjedhjeve të vitit 2019, Partia Demokratike…