Ismajli: Ka rënie të madhe të infeksionit me Covid-19 në Gjilan

25 shtator 2020 | 11:52

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka deklaruar se në këtë komunë ka rënie të madhe të infeksionit me virusin Covid-19.

Në mbledhjen e Komitetit për parandalimin e përhapjes së Covid-19, Ismajli ka thënë tashmë në Gjilan ka vetëm 69 raste aktive me virusin korona.

Pasqyra e përgjithshme e përballjes me pandeminë Covid-19 është si vijon: 996 të infektuar në total, 886 të shëruar, 69 raste aktive, 16 të hospitalizuar dhe 44 të vdekur.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndryshimet klimatike janë duke nxitur shkallën dhe ndikimin e zjarreve…