Ismajli kujton ditën e themelimit të pikës së UÇK-së në Rancë të Shtimes

26 qershor 2020 | 17:47

Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli, me rastin e 22-vjetorit të themelimit të Pikës së UÇK-së në Rancë, ka uruar këtë ditë për të gjithë ata që kontribuuan në luftën për lirinë.

“Kam nderin që sot në këtë ditë të kujtojmë e t’iu përulemi veprës dhe jetës së gjithë atyre dëshmorëve të cilët kanë dhënë jetën për çlirimin e vendit tonë e të cilët sollën lirinë e shumëpritur nga të gjithë ne. Ju qoftë lavdi!”, ka thënë Ismajli.

Ai ka pohuar se nga kazerma e Rancës kanë dalë shumë veprimtarë dhe dëshmorë që kanë dhënë jetën për lirinë e Kosovës.

“Jemi me fat që kemi dy objekte me rëndësi kulturore-historike, Shtabin e UÇK-së në Rancë dhe atë në Pjetërshticë, i cili është në përfundim të renovimit. Kanë qenë dy kazerma, dy vende ku pjesëtarët e UÇK-së kanë kaluar çaste të mira e të lira. Nga kazerma e Rancës kanë dalë shumë veprimtarë dhe dëshmorë që kanë dhënë jetën për lirinë e Kosovës”, është shprehur Ismajli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me qëllim të mbrojtjes së ambientit dhe ruajtjes së shëndetit,…