
Ismet Munishi: Fitoren ia dedikojë ‘Skifterave’
Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi është deklaruar pas fitores së parë te skuadra e re kundër Trepçës ’89.
Munishi e nisi me fitore te skuadra e Gjilanit duke mposhtur Trepçën ’89 me rezultat 2-0.
Pas ndeshjes, tekniku prishtinas tha se fitorja është për tifozët, ‘Skifterat’.
““Kualiteti i skuadrës nuk përkon me pikët që i kemi dhe me ecurinë. Më ka interesuar që ta hap një seri të re. Kjo ka qenë fitore e futbollistëve. Nuk është se kemi pasur kohë për të punuar, por lojtarët e kanë treguar dëshirën e flaktë për fitore”.
“Më kanë dhënë emocione me këtë lojë që e kanë bërë. Trepça ’89 na vuri në vështirësi. Fitoren ua dedikoj ‘Skifterave’. Të gjitha ekipet tjera do ta kenë problem kundër ekipit tonë”, deklaroi ai.
Gjilani momentalisht renditët në pozitën e katërt me 36 pikë.