
Istog- Rezultat i ngushtë në mes të Ilir Feratit dhe Bekë Berishës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka filluar të publikojë në kohë reale rezultatet e zgjedhjeve lokale nëpër komuna.
Rezultatet mund t’i përcillni në kohë reale, duke klikuar në këtë LINK.
Në bazë të këtyre rezultateve në komunën e Istogut është duke prirë Ilir Ferari i LDK-së, pasuar nga Bekë Berisha i AAK-së.
Rezulatit në mes tyre është shuëm i ngushtë pasi Ilir Ferari deri më tani ka fituar 36,79 %, kurse Bekë Berisha 36,07 %.
Ndryshe, ka përfunduar pa incidente të theksuara procesi zgjedhor sot në Kosovë.
Qytetarët iu janë drejtuar kutive të votimit në 38 komuna, për t’i zgjedhur përfaqësuesit e tyre lokal, asamblistët dhe kryetarët.
Të gjitha qendrat e votimit u hapën me kohë në orën 07:00 të mëngjesit dhe të njëjtat janë mbyllur në orën 19:00.