Lladrovci falënderon qytetarët për procesin e shkëlqyer zgjedhor

17 tetor 2021 | 20:16

Kryetari aktual dhe kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka falënderuar qytetarët për fushatën dhe procesin zgjedhor, i cili në këtë komunë ka kaluar si është më së miri.

Z. Lladrovci ka shkruar po ashtu se falënderon “vëzhguesit, komisionarët dhe personelin tjetër të kyçur në procesin zgjedhor në komunën e Drenasit, me kërkesën që deri numërimin e votës së fundit, të zbatoni ligjin dhe ruani votën e qytetarit”.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Qytetarë të nderuar,

Ju falënderoj nga zemra, për kulturën e dëshmuar në fushatën e shkëlqyer si dhe procesin zgjedhor. Po ashtu, secilin nga ju e falënderoj për angazhimin që dita e sotme në komunën tonë të rrjedh si është më së miri.

Në veçanti i falënderoj vëzhguesit, komisionarët dhe personelin tjetër të kyçur në procesin zgjedhor në komunën e Drenasit, me kërkesën që deri numërimin e votës së fundit, të zbatoni ligjin dhe ruani votën e qytetarit.

Ju faleminderit dhe gjithë të mirat për të gjithë juve.

Ramiz Lladrovci

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari aktual i komunës së Junikut, Agron Kuçi sipas Exit…