Istog: Shoqërohen në polici katër të dyshuar për organizim të bixhozit të paligjshëm

26 maj 2020 | 14:24

Ekipi i hetimeve të stacionit policor në Istog, në konsultim me prokurorin e shtetit ka ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore për identifikimin e disa të dyshuarve të mundshëm për përfshirje në aktivitete joligjore.

Këta persona dyshohen se janë përfshirë në aktivitetin e jashtëligjshëm, “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Lidhur me këtë aktivitet, sot janë shoqëruar në stacionin policor Istog katër persona të dyshuar: H. lindur me 19.09. 1994, B. lindur me 06.12. 1991, H. lindur me 08.02. 1988, dhe G. lindur me 05.04. 1996.

Nga të dyshuarit janë konfiskuar katër (4) telefona mobilë si dhe tre (3) kompjuterë (laptopë). Me urdhër të prokurorit shtetit personat e dyshuar lirohen në procedurë të rregullt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për Integrim Evropian ka diskutuar të matën në lidhje…