Istogu bartës në short, tri skuadrat e tjera në vazon e dytë

09 korrik 2025 | 16:35

Plot katër skuadra të Kosovës të hendbollisteve do të paraqiten në Kupën Evropiane (EHF European Cup). Të gjitha fillojnë prej raundit të dytë, ku gjithsej paraqiten 50 skuadra evropiane. Shorti tërhiqet më 15 korrik, ndërsa bartës në short është kampioni dhe fituesi i Kupës së Kosovës, Istogu.

Në Kupën Evropiane paraqiten edhe nënkampionia, Samadrexha, finalisti i Kupës, Ferizaj, dhe Shqiponja e Gjakovës. Këto tri skuadra në short do të jenë në mesin e jobartësve.

Gjithsej 57 skuadra paraqiten në dy raundet e para të Kupës Evropiane. Shtatë skuadra fillojnë direkt prej raundit të tretë. Do të luhen nga dy ndeshje, një në shtëpi e një në udhëtim. 25 skuadrat më të mira të raundit të dytë kualifikohen në raundin e tretë. Ndeshjet e raundit të dytë janë më 27/28 shtator dhe 4/5 tetor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për…