Berisha paralajmëron protesta në shtator

09 korrik 2025 | 16:29

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat, ka lajmëruar se në shtator opozita do të nisë protestat, të cilat i quajti të vonuara madje.

Kryedemokrati tha se nuk ka asnjë rrugë tjetër përveç protestave për rrëzimin e Ramës.

Berisha u shpreh se aksionin nëpër bashkitë e vendit dhe shkarkimet e drejtorëve, Rama po e bën për të hequr vëmendjen nga zgjedhjet e 11 majit.

“Protestat patjetër që do të nisin në shtator, janë të vonuara. S’ka asnjë rrugë tjetër. Del si skizoid poshtë e përpjetë merret me drejtorë bashkie për të tërhequr vëmendjen nga zgjedhjet. Ramaduro s’ka shpëtim kësaj here, është mbyllur në qark”, tha Berisha.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Prokurorët kanë kërkuar paraburgim për pesë zyrtarë të Policisë së…