Istogu mposhti Samadrexhën

22 tetor 2020 | 11:39

KH Istogu e ka fituar ndeshjen e mbetur të xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Istogu fitoi ndaj Samadrexhës me rezultat 36:17. Pas pjesës së parë rezultati ishte 15:10. Për Istogun është ndeshja e parë këtë edicion. Për shkak të ndeshjeve evropiane me Vushtrrinë, nga dy ndeshje kampionale të këtyre dy skuadrave janë shtyrë.

Istogu – Samadrexha 36:17 (15:10)

Istogu: Shatri, Berisha, Fejzaj, Milatoviq 2, Rexhaj, Shehdadi, Ahmetxhekaj, Ferataj 8, Muratoviq 4, Venetski 4, Rugova 10, Halitaj 5, Hetemi, Ujkiq 3

Samadrexha: E. Basholli, D. Basholli 5, Rr. Basholli 1, G. Basholli 1, Maloku 8, Sadiku 3, A. Maloku, R. Maloku, Mehmeti, M. Sadiku, Ar. Maloku

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lewis Hamiltoni ka folur për të ardhmen e tij, ndërkohë…